Boston Celtics kanë fituar ndeshjen e parë finale në Konferencën e Lindjes ndaj Indiana Pacers me pesë pikë diferencë 133:128.
Sfida e zhvilluar në TD Garden ishte e jashtëzakonshme, pasi fituesi u përcaktua vetëm pas kohës shtesë.
Dueli ishte dramatik që nga fillimi deri në fund, dhe në fund të pjesës së rregullt u pa një çmenduri të vërtetë. Basketbollistet e Indianës e lanë topin me gabim dhjetë sekonda para fundit me epërsi 117:114 dhe vendasit përfituan nga kjo.
Jaylen Brown shënoi një tre pikësh për të barazuar ndeshjen dhe e dërgoi atë në kohë shtesë me më pak se gjashtë sekonda të mbetura në lojë.
Kur u luajt koha shtesë, u shfaq heroi i dytë i Celtics. Ishte Jayson Tatum, i cili shënoi deri në 10 pikë në shtesë dhe i solli skuadrës së tij fitoren 133:128.
Ishte Tatum që ishte më efikasi në këtë sfidë me 36 pikë, ndërsa Jrue Holiday shënoi 28. Në ekipin fitues 26 shënoi edhe Brown, ndërsa për mysafirët më i miri në parket ishte Tyrese Haliburton me 25 pikë.
Edhe ndeshja e dytë finale do të zhvillohet në TD Garden, derisa ajo skuadër që i bën katër fitore e para kalon në finalen e madhe të NBA-së.