Trepça thërret tifozët para sfidës me Yllin: Jeni lokomotiva jonë

Basketboll

Trepça thërret tifozët para sfidës me Yllin: Jeni lokomotiva jonë

Më: 22 maj 2024 Në ora: 11:28
Trepça

Palestra “Minatori” në Mitrovicë do të jetë nikoqire e spektakli të garantuar të fianles së pestë ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit ku edhe do të përcaktohet kampioni i ri i Kosovës në basketboll.

Pas katër finaleve të zhvilluara, rezultati mes dy klubeve është 2-2, andaj finalja e pestë do të qartësojë gjithçka.

E një ditë para ndeshjes, klubi mitrovicas u ka bërë thirrje tifozëve për mbështetje sa më të madhe në këtë finale.

Postimi i plotë i KB Trepçës në “Facebook”:

Shumë festa e shumë gëzime kishim gjatë edicionit 2023/24, të cilin e përmbyllim me ndeshjen vendimtare ndaj Golden Eagle Yllit, të enjten nga ora 19:00.

Jemi një fitore larg synimit madhor – titullit të kampionit të Kosovës.

Me ju në krahë, jemi një fitore afër titullit.

Na presin 40 minuta të zjarrtë, 40 minuta angazhim maksimal, përkushtim, dëshirë e vetëmohim.

Por edhe 40 minuta të përkrahjes së paparë nga tribunat, nga lojtari ynë i gjashtë, nga tifozët që i ka lakmi secili klub në Evropë... nga ata që janë lokomotivë e Trepçës së madhe.

(Vërejtje: Biletat dalin në shitje të enjten në ora 9:00. Një person ka të drejtën e blerjes së dy biletave. Biletet shiten për personat mbi 16 vjet. Bileta VIP, njëjtë si biletat e zakonshme, vlejnë vetëm për një person)

Të gjithë së bashku, lojtarë e tifozë, si një trup i vetëm!

Për Mitrovicën,

Për qytetin e minatorit,

Për secilin mitrovicas kudo në botë,

Për TREPÇËN kampione

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat