Lezhjanët mundin Teutën edhe në ndeshjen e tretë dhe kryesojnë finalet 3-0.
Besëlidhja është vetëm një hap larg titullit kampion në basketboll për meshkuj, teksa në ndeshjen e tretë ka fituar ndaj Teutës me një diferencë prej 41 pikësh.
Që në periodën e parë të besuarit e Afrim Bilalit kanë vënë në udhëheqje rezultatin, teksa kanë fituar 28-17.
Vazhdohet me të njëjtin ritëm dhe në periodën e dytë, që Besëlidhja e ka fituar 23-11 dhe në pushim kryeson 51-28.
Pas pushimit Teuta është munduar të rivalizojë. Por dhe perioda e tretë është përsëri për të besuarit e Afrim Bilalit. 27-24 dhe në total 78-52. E fundit vulos suksesin e Besëlidhjes, 106-65, që kryeson 3-0 në finalet për titull kampion në basketboll për meshkuj
Ndeshja e katërt do të luhet të shtunën duke nisur nga ora 18:00 në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.