Ekipi i Dallas Mavericks fitoi sot finalen e parë play off në Konferencën e Perëndimit në NBA.
Skuadra teksane mposhti 108-105 në sekondat e fundit Minnesota, duke udhëhequr 1-0 serinë e takimeve.
Një ndeshje e ekuilibruar përgjatë gjithë kohës, me të dyja skuadrat që dhuruan një lojë të mirë. Minnesota nuk përfitoi nga fakti që luante para publikut të saj, duke lëshuar fitoren në fundin e takimit.
Luka Doncic me 33 pikë dhe Kyrie Irving me 30 pikë bënë diferencën në parket për Dallas, një dyshe magjike në fushë. Për Minnesota, McDaniles me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë takimit.
Konferenca e Lindjes-Finale – Play off
Boston – Indiana, (1-0)
Konferenca e Perëndimit-Finale – Play off
Minnesota – Dallas, 105-108 (0-1)