Dita e finales së madhe, Mitrovica në këmbë

Basketboll

Dita e finales së madhe, Mitrovica në këmbë

Më: 23 maj 2024 Në ora: 16:58
Tifozët Torcida

Sot është ndeshja e fundit për këtë edicion në basketbollin e Kosovës.

Ky edicion do të përfundojë me super finalen e pestë mes Trepcës dhe Golden Eagle Yllit.

Kush triumfon në këtë finale do të shpallet kampion i Kosovës, një edicion që ka qenë i jashtëzakonshëm dhe interesimi është i jashtëzakonshëm për sfidën e pestë.

Në “Play-off”, seria finale është 2:2, ku të dy skuadrat shënuan fitore si vendas. Mitrovicasit fituan 77:68 dhe 85:78, derisa therandasit fituan 80:79 dhe 75:71.

“Xehetarët” në edicionin e rregullt përfunduan në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me pikë të barabarta me Pejën që ishte e dyta me 19 fitore e nëntë humbje.

Trepça në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën 3:0, derisa Golden Eagle Ylli, në çerekfinale mundi Bashkimin 2:0 dhe Pejën në gjysmëfinale 3:2.

Ylli e ka fituar dy herë, më 2021 dhe 2022, kurse Trepça më 1993, 2000, 2001 dhe 2012.

Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat