Drilon Hajrizi: A jam jashtë a brenda? 

Basketboll

Drilon Hajrizi: A jam jashtë a brenda? 

Nga: K.G. Më: 25 maj 2024 Në ora: 13:59
Drilon Hajrizi

Basketbollisti Driton Hajrizi ka disa fjalë emocionuese pas fitimit të titullit të kampionit me Trepçën e Mitrovicës.

Trepça ka shënuar fitore me rezultat 67:66 ndaj Golden Eagle Yllit në finalen e pestë të play-off-it.

Pas më shumë se një dekade (12 viteve) Trepça rikthen titullin në qytetin e “minatorëve”. 

“Një për secilin, e secili për një ishte motoja e ekipit!

E di, simpatizantët kanë prit më shumë nga unë, por unë jam shumë i kënaqur me arritjet tona.

Ne jemi kampion dhe jo vetëm.

Ne jemi fitues të çdo sfide që kishim përpara! Tash nuk po di se a jam arushë a dele? A jam jashtë a brenda?

Një gjë dihet, aty ku jam unë asnjëherë nuk mungon përpjekja për suksese e rezultate.

Suksesi nuk varet nga unë, prandaj unë çdoherë me lutje dhe nënshtrim i drejtohem Atij, në dorën e të cilit është suksesi.

Meqë, lutjet mu plotësuan dhe përpjekjet u konkretizuan nuk ka alternativë tjetër, vetëm se të jem falënderues Krijuesit të Gjithësisë, në dorën e t]ë cilit është çdo gjë!”, ka shkruar Hajrizi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat