Para Final Four, tifozët theren me njëri - tjetrin

Basketboll

Para Final Four, tifozët theren me njëri - tjetrin

Më: 26 maj 2024 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Tifozët grekë kanë pasur incidente të rënda në Berlin, para ndeshjeve të basketbollit mes Olympiacos – Fenerbahce dhe Real Madrid – Panathinaikos.

Gjithçka ndodhi mes tifozëve të Olympiacos dhe Panathinaikos që u ndeshën në një stacion treni.

10 tifozë raportohen të jenë plagosur, ndërsa 1 prej tyre është në gjendje kritike për jetën.

Kujtojmë se ndeshjet e Final Four do marrin jetë në Berlin.

Tifozët e Olympiacos dhe Panathinaikos njihen për rivalitetin e ashpër mes tyre. Incidente të tilla kanë ndodhur dhe më përpara, teksa policia është angazhuar për mbarëvajtjen e takimeve sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat