Rezart Memedi bëhet me ekip të ri

Basketboll

Rezart Memedi bëhet me ekip të ri

Më: 26 maj 2024 Në ora: 12:29
Pamje nga një ndeshje

Basketbollisti nga Shkupi, Rezart Memedi ndërron ambient, por do të vazhdoj të mbetet pjesë e Superligës së Kosovës në basketboll.

Shkupjani është transferuar te skuadra Bora, me këta të fundit që kanë zyrtarizuar Memedin si përforcimin e parë për sezonin e ri.

“Me kënaqësi pranova ofertën e Bora Basketball për t’iu bashkangjitur planit dhe vizionit ambicioz të klubit të ri elitar në Superligë.

Puna ima për t’i dhënë më të mirën klubit fillon që sot dhe me padurim pres startin e sezonit të ri.

Besoj se me përkushtimin dhe profesionalizmin e bashkëlojtarëve dhe stafit menaxhues, do të jemi ‘game-changers’ të Superligës kosovare”, ka thënë Rezart Memedi për televizionin Shenja.

Kujtojmë se 21 vjeçari më herët ka qenë pjesë e skuadrave si Golden Eagle Ylli, Sigal Prishtina, Aurora e KB Shkupi. Rezart Memedi gjithashtu është njëra nga basketbollistët më të dalluar te gjeneratat e reja te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat