Sherr pas ndeshjes te Pallati i Sportit

Basketboll

Sherr pas ndeshjes te Pallati i Sportit

Më: 26 maj 2024 Në ora: 13:06
Pamje

Sherr pas ndeshjes te Pallati i Sportit!

Një sherr masiv ka ndodhur në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, gjatë ndeshjes U-16, Teuta-Partizani.

Sherri ka nisur në përfundim të ndeshjes, ku në finale të kampionatit kishte kaluar skuadra e Teutës. 

Gjatë shtrëngimit të duarve, një nga lojtarët e skuadrës së Partizanit ka sharë kundërshtarin e tij dhe në këtë moment ka nisur konflikti mes lojtarëve, ku më vonë në fushë janë futur edhe tifozët që ishin prezentë.

Ndaj edhe është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë, për të ndalur sherrin, ku gjithashtu shoqëruan në komisariat disa prej personave të përfshirë në konflikt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat