Të hënën fillojnë garat rajonale në basketboll

Basketboll

Të hënën fillojnë garat rajonale në basketboll

Më: 26 maj 2024 Në ora: 14:24
Pamje nga një ndeshje

Të hënën (nesër) me datë 27 maj 2024 fillojnë garat rajonale në basketboll 3x3 për shkollat fillore që zhvillohen në kuadër të programit "Sport në Shkolla".

Organizimi i garave të Basketbollit 3x3 bëhet në partneritet me Federatën e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës.

“Sport në Shkolla” është hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës. Pjesë e këtij Projekti janë Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me basketbollin 3×3 dhe Federata e Shahut të Kosovës.

“Sport në Shkolla” ka për qëllim ndërtimin e një shoqërie aktive dhe të shëndetshme. Për të arritur këto qëllime, programi ka një gamë të gjerë të objektivave dhe aktiviteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat