Refuzon

Basketboll

Refuzon

Më: 26 maj 2024 Në ora: 14:26
LeBron James

Agjenti i LeBron James, Riç Poll, tronditi tifozët e Los Anxheles Lejkers duke deklaruar se superylli i NBA-s është një agjent i lirë. Ai e tha këtë gjatë një bisede në një podcast basketbolli, por më pas e tërhoqi atë.

“LeBron është një agjent i lirë, Lejkers po bëjnë punën e tyre dhe po zgjedhin një trajner të ri. LeBroni gjithmonë ka mbështetur secilin nga trajnerët e tij”, than ë fillim Poll.

Më pas, kur iu kërkua të shtjellonte deklaratën e tij se LeBron është lojtar i lirë, ai u tërhoq dhe foli me rezerva.

“Nuk e di saktësisht se çfarë do të bëjë LeBroni. Ai do të bëjë atë që bën çdo vit. Ai do të vlerësojë situatën dhe do të marrë vendimin më të mirë”, shtoi agjenti.

LeBron Xhejms nënshkroi një kontratën e re dyvjeçare, 91 milionë dollarë me Lejkers verën e kaluar.

Për këtë sezon të kaluar, arkëtoi 47.6 milionë dollarë nga kontrata. Tani ai ka deri në fund të qershorit për të vendosur nëse do të vazhdojë një sezon tjetër me Lejkersat dhe do të fitojë 51 milionë dollarë apo do të ushtrojë opsionin për të qenë agjent i lirë.

Është një sekret i hapur është se Xhejms planifikon të luajë të paktën një ose dy sezone të tjera në NBA me djalin e tij, Broni Xhejms, i cili hyri në draft këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat