Olimpiakos fiton medaljen e bronztë në Euroligë

Basketboll

Olimpiakos fiton medaljen e bronztë në Euroligë

Më: 26 maj 2024 Në ora: 21:40
Pamje nga ndeshja

Basketbollistet e Olympiakos fituan medaljen e bronztë në Euroliga, pasi fituan ndaj Fenerbahces me rezultat 87:84.

Që në fillim të ndeshjes, skuadra greke tregoi qartë se ishte e vendosur për të fituar, duke fituar çerekun e parë me rezultat 24:16. 

Olimpiakos thelloi epërsinë në 11 pikë (48:37) në minutën e 20-të.

Deri në fund të takimit rezultati u ngushtua në 87:84.

Peters ishte më efikas te Olympiakos me 20 pikë, ndërsa Wilbekin te Fenerbahce e mbylli ndeshjen me 16 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat