Një goditje e tmerrshme në mjekër e la pa ndjenja!

Boksi

Një goditje e tmerrshme në mjekër e la pa ndjenja!

Nga: K.Goca Më: 24 tetor 2021 Në ora: 12:17
Një goditje e tmerrshme në mjekër e la pa ndjenja!

Sportet luftarake janë të paparashikueshme dhe shpesh herë sjellin edhe emocione te tifozët, mbase edhe trishtim.

Legjendës polake të MMA-s Marius Pudzianowski (44 vjeç) iu deshën vetëm 18 sekonda për të mposhtur senegalezin Serigne Ousmane Diu (45 vjeç), në një përplasje gjigante në KSW 64 të së shtunës në Lodz të Polonisë.

Polaku nuk i la asgjë rastësisë kundër ish-mundësit 140 kilogramësh, të cilit iu desh të binte në 120 kilogramë për këtë meç, por gjithsesi dukej shumë mbresëlënës. 

Megjithatë, një goditje e tmerrshme drejt mjekrës ishte e mjaftueshme për ta rrëzuar dhe e la pa ndjenja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat