Poirier, sheh përtej kësaj sfide

Boksi

Poirier, sheh përtej kësaj sfide

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 12:09
Poirier, sheh përtej kësaj sfide

Dustin Poirier, sportisti amerikan i UFC-së, që këtë vit triumfoi dy herë ndaj Conor McGregor, i ka të qarta planet e tij për të ardhmen. Më 11 dhjetor ai do të duelojë në eventin UFC-269 ndaj kampionit të botës së peshës së lehtë Charles Oliveira.

Poirier, 32 vjeç, sheh përtej kësaj sfide, që e konsideron të fituar. Ai dëshiron të fitojë titullin kampion edhe në peshën “welter”, duke kërkuar të bëhet kampion i dyfishtë i botës në artet marciale mikse.

“Nuk kam ndërmend të tërhiqem, jam 32 vjeç, ndihem mirë dhe siç më shihni jam gati të shkruaj historinë. Po argëtohem dhe jam gati të shoh përfshirjen time në një peshë tjetër”, u shpreh Dustin Poirier.

“Pasi të triumfoj ndaj Oliveira më 11 dhjetor dhe të marr titullin e peshës së lehtë do të kaloj në peshën “welter”, për t’u shpallur edhe aty kampion. Qëllimi im nuk është të mbroj sa më shumë titullin, por të fitoj sa më shumë të tillë”, tha Poirier.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat