Triumfojnë boksierët shqiptarë

Boksi

Triumfojnë boksierët shqiptarë

Më: 23 janar 2023 Në ora: 12:59
Triumfojnë boksierët shqiptarë

Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër është zhvilluar eventi i madh i boksit profesionist, i titulluar “Nata e Kampionëve”.

Një event që ka mbledhur rreth 1 mijë shikues, që kanë ndjekur nga afër ndeshjet e boksit, teksa në ring janë ngjitur mjaft boksierë shqiptarë, që kanë triumfuar ndaj rivalëve të tyre.

Ky është turneu i dytë i këtij lloji që zhvillohet në Shkodër, pas atij të organizuar në verën e vitit të kaluar, ndërkohë që eventi u organizua nën mbikqyrjen e Unionit të Boksit Shqiptar (UBSH). Në total u zhvilluan 6 duele, nga të cilat 5 ishin të nivelit profesionist dhe një të tij amator.

Të gjithë boksierët shqiptarë që u ngjitën në ring dolën fitues. Kështu, fitues nën ngjyrat kuqezi dolën Armando Grishaj, Senad Drini, Arjon Kajoshi e Nelson Hysa.

Për Grishaj e Drini këto ishin sfidat dhe fitoret e para në boksin profesionist. Ndërsa për Kajoshin kjo ishte sfida e pestë si profesionist, duke i fituar të gjitha. E njëjta gje edhe për Hysen, me 6 fitore në po kaq duele si profesionist.

Rezultatet teknike – “Nata e Kampionëve”

Amator

Bekim Vjerdha (Vllaznia) – Redis Karaj (Studenti), fiton Vjerdha me pikë

Profesionistë

72kg, Armando Grishaj (Shqipëri)-David Romanic (Bosnjë), fiton Grishaj me tërheqje të kundërshtarit (R1)

76kg, Senad Drini (Shqipëri) – Kearon Thomas (Angli), fiton Drini me KO (R4)

79kg, Arjon Kajoshi (Shqipëri) – Aliaksnder Dzemka (Bjellorusi), fiton Kajoshi me pikë

91kg, Viktor Mihailoviç (M.Zi) – Aleksa Kesiç (Bosnjë), fiton Mihailovic, me pikë

+91kg, Nelson Hysa (Shqipëri) – Pavel Sour (Çeki), fiton Hysa me pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat