Haxhi Krasniqi jep lajmin e madh, zbulon datën kur do të boksojë në Prishtinë

Boksi

Haxhi Krasniqi jep lajmin e madh, zbulon datën kur do të boksojë në Prishtinë

Më: 17 maj 2023 Në ora: 16:41
Krasniqi

Boksieri i njohur Haxhi Krasniqi ka njoftuar se do të ndeshet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Më 5 gusht, Krasniqi do të boksojë në stadiumin e Kosovës në meçin e tij të radhës.

“Miq të dashur,duket se dita jonë po ofron, një ëndërr e madhe e imja, besoj edhe e secilit prej jush, ka nisur jetësimin e saj.

Dita për të boksuar në vendin tim, para popullit tim të dashur, po ofron.

Sot po e bëj publike punën tonë lidhur me këtë organizim, për të cilin janë mbledhur bashkëpunëtorët më të denjë të kësaj fushe, që më datë 5 Gusht, të kësaj vere, unë t’i dhuroj të gjithë përkrahësve, Prishtinës dhe vendit tim, Kosovës, natën e paharruar të boksit profesionist ndërkombëtar, në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri””, tha ndër tjera ai.

Haxhi Krasniqi nuk e ka treguar kundërshtarin me të cilin do të ndeshet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat