Përparim Rama e pret Haxhi Krasniqin: Një event historik dhe një natë e paharrueshme po na pret

Boksi

Përparim Rama e pret Haxhi Krasniqin: Një event historik dhe një natë e paharrueshme po na pret

Më: 21 maj 2023 Në ora: 12:30
Përparim Rama e Haxhi Krasniqi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka pritur sot boksierin e njohur kosovar, Haxhi Krasniqi, i cili më 5 gusht do t’ua plotësojë dëshirat dhe ëndrrat krejt tifozëve për të boksuar në Prishtinë.

I pari i Prishtinës, me dorëzat e boksit të junikasit, bashkë me të përfunduan në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku ish-kampioni i botës do t’i kryqëzojë boksat në fillim të muajit gusht.

Rama pret që ajo mbrëmje të jetë spektakolare dhe që stadiumi i kryeqytetit të mbushet me shikues.

"Robin Krasniqi vjen për herë të parë në stadiumin e #kryeqytetit!

Mbrëmje historike boksi: Më datë 5 gusht, stadiumi'Fadil Vokrri' do të mbushet me adrenalinën e një eventi historik të një nate të paharrueshme boksi profesional ndërkombëtar.

Përgatituni për një spektakël të jashtëzakonshëm .

#prishtinaepërjetimeve", ka shkruan Rama në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat