Joshua provokohet para meçit të madh

Boksi

Joshua provokohet para meçit të madh

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 17:31
Joshua e Ngannou

Mepi  i peshave të rënda në boks mes boksierit britanik Anthony Joshua dhe sfidantit kamerunas Francis Ngannou, më 8 mars, do të jetë përballja e dytë në ring për ish-kampionin e botës në artet marciale mikse.

Tetorin e kaluar, Ngannou bëri debutimin e tij në ring kundër kampionit të peshave të rënda në WBC, Tyson Fury. Në një meç me 10 raunde, pa titull, Ngannou tronditi botën kur hodhi Fury në tapet në raundin e tretë.

Gjithsesi, në fund, Ngannou e humbi duelin me vendim jo-unanim.

Ngannou mendon se Fury është një boksier më i mirë se Joshua dhe se synon ta fitojë këtë përballje të dytë në ring. “Joshua nuk është aq i fortë sa Tyson.

Mendoj se Fury është një nga personat më rezistent dhe kjo nuk është një mungesë respekti për Joshua”.

Kur u pyet nëse ai ka ndonjë rezervë për të luftuar me Joshua, Ngannou tha: “Isha unë ai që e kërkova këtë luftë. E pashë Joshua duke dueluar dhe më pas bëra një postim në Twitter.

Pashë se kishte një mundësi dhe unë e di që ai do të luftonte me Deontay Wilder, por pashë një mundësi atje për të fituar”.

“Kjo është ndeshja ime e dytë si boksieri profesionist dhe unë po luftoj një nga më të mirët e viteve të fundit, një ish-kampion bote.

Joshua është një nga tre më të mirët, pasi kam luftuar me një tjetër më parë.

Kështu që, në dy nga luftimet e mia në boks do të luftoj më të mirët potencialisht në botë”, tha Ngannou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat