Ramadan Hiseni fitore të rëndësishme në karrierë

Boksi

Ramadan Hiseni fitore të rëndësishme në karrierë

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 11:26
Ramadan Hiseni në mes

Ramadan Hiseni boksieri i mirënjohur shqiptar ka arritur një super fitore në fundjavë ndaj njërit prej boksierave më të mirë të Venezuelës, Michael Marcano, i cili madje kishte edhe një rekord të frikshëm në karrierën e tij 32.10.0.

Ky kundërshtar nuk arriti ti përballej grushteve të fuqishëm të Ramadanit i cili nga runda e parë kërkonte nokautin me çka arriti në raundin e katërt qëllimin duke e mposht venezuelasin i cili në Zvicër kishte paralajmëruar madje edhe fitore.

Ky triumf i bukur, ndikoj që Hisenin ta ngrit madje edhe në rank listën botërore i 140, me çka po i jepet një shans të mirë që vitin 2024 të luftoj ndonjë ndeshje të madhe.

Ndryshe, Hiseni pas ndeshjes u shpreh shumë i kënaqur me këtë fitore dhe falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështet në rrugëtimin e tij.

Ndeshjen e radhës, boksieri kosovar do ta zhvilloj në eventin e fuqishëm në Bern të Zvicrës, më 29 mars ku dhe pritet sërish të ketë një boksier mirë të ranguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat