Joshua provokon rivalin: Atë që nuk e bëri Fury do ta realizoj unë

Boksi

Joshua provokon rivalin: Atë që nuk e bëri Fury do ta realizoj unë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 15:22
Anthony Joshua

Më datën 8 mars, në Ryad të Arabisë Saudite, do të zhvillohet dueli i peshës së rëndë në boks mes boksierit britanik Anthony Joshua dhe kamerunasit Francis Ngannou.

Ky i fundit, ish-kampion në artet marciale mikse, ka lënë kafazin për ringun.

Ngannou debutoi disa muaj më parë në ring, në një duel të humbur ndaj Tyson Fury, por tashmë do të synojë fitoren e parë ndaj një tjetër britaniku. Gjithsesi, Joshua nuk është i “gatshëm të hapë krahun”, madje kërkon t’i japë një leksion të mirë Ngannou.

Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, vjen nga një seri prej 3 fitoresh radhazi, duke mos humbur që prej vitit 2022.

Unë e përgëzoj Francis për duelin ndaj Fury, bënë një luftë argëtuese, por kjo është në të kaluarën.

Kështu është boksi dhe ne ecim përpara tani”, tha Joshua.

“Jam përgatitur mirë dhe jam gati të boksoj ndaj tij, do t’i tregoj se si është boksi i vërtetë.

Mund të jetë një trupmadh, por unë jam një boksier që e njeh ringun më mirë dhe do t’i tregoj se sa vlej.

Atë që nuk e bëri Fury do ta realizoj unë. Kjo është thjesht një ndeshje boksi”, tha Joshua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat