Sadiku dhe vëllezërit Bajoku mësojnë kundërshtarët për turneun botëror kualifikues për LO - Paris 2024 

Boksi

Sadiku dhe vëllezërit Bajoku mësojnë kundërshtarët për turneun botëror kualifikues për LO - Paris 2024 

Nga: K.G. Më: 2 mars 2024 Në ora: 22:39
Shpëtim Bajoku, Donjeta Sadiku e Bashkim Bajoku

Boksierët e kombëtares së Kosovë synojnë fitore në turneun botëror kualifikues për Lojërat Olimpike - Paris 2024. 

Bashkim Bajoku është i përgatitur për sfidën e nesërme.

Federata e Boksit e Kosovës me sekretarin e përgjithshëm Latif Demolli, tregojnë shortin për boksierët e tyre. 

“Me 3 mars në ring paraqitet Bashkim Bajoku.

Tre boksierët tanë, 60 kg Donjeta Sadiku dhe vëllezërit 51 kg Bashkim Bajoku dhe 63.5 kg Shpëtim Bajoku, ndodhen në Arsizio të Italisë, ku prej nesër 3 e deri më 11 mars mbahet turneu i parë kualifikues botëror për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Boksierët tanë do të kërkojnë normën olimpike, të parën ndonjëherë për sportin e boksit në Kosovës
Për ta fituar biletën, Sadikut, që garon në kategorinë -60 kg, i duhet të përfundojë në njërën nga tri pozitat e para, që nënkupton se edhe arritja në gjysmëfinale nuk siguron kualifikimin, pasi duhet zhvilluar lufta për vendin e tretë.

Sot është hedhur  shorti, ku Donjeta me 5 mars përballet me Shona Whitwell të Britanisë së Madhe, me të cilën ka një fitore dhe një humbje. Fitoren e realizoi në Lojërat Evropiane Krakow 2023.  

Për dallim nga Sadiku, Bajokëve iu mjafton kualifikimi në gjysmëfinale për të siguruar biletën për Paris. 
Në rrethin e parë nesër me 3 mars 

Nga ora 13:00 Ringu "A" Bashkimi do të luftojë me Ari Bonilla të Meksikës, ndërsa Shpëtimi rrethin e parë e kaloi pa luftë dhe në raundin e dytë me 7 mars pret fituesin e duelit mes Mirzakhid Imamnazarov të Kirgistanit dhe Abiola Michael të Nigerisë”, njofton Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat