Tre boksierë nga Kosova kërkojnë normën olimpike `Paris 2024`

Boksi

Tre boksierë nga Kosova kërkojnë normën olimpike `Paris 2024`

Më: 3 mars 2024 Në ora: 10:59
Tre boksierë nga Kosova

Tre boksierët tanë, Donjeta Sadiku dhe vëllezërit Shpetim e Bashkim Bajoku, ndodhen në Arsizio të Italisë, ku prej sot e deri më 11 mars mbahet turneu i parë kualifikues botëror për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Boksierët do të kërkojnë normën olimpike, të parën ndonjëherë për sportin e boksit në Kosovë.

Për ta fituar biletën, Sadikut, që garon në kategorinë -60 kg, i duhet të përfundojë në njërën nga tri pozitat e para, që nënkupton se edhe arritja në gjysmëfinale nuk siguron kualifikimin, pasi duhet zhvilluar lufta për vendin e tretë.

Donjeta përballet me Shona Whitwell të Britanisë së Madhe, me të cilën ka një fitore dhe një humbje. Fitoren e realizoi në Lojërat Evropiane Krakow 2023. 

Për dallim nga Sadiku, Bajokëve iu mjafton kualifikimi në gjysmëfinale për të siguruar biletën për Paris.

“Bashkimi garon në kategorinë -51 kg, ndërsa Shpetimi në -63.5 kg. Në rrethin e parë, Bashkimi do të luftojë me Ari Bonilla të Meksikës, ndërsa Shpetimi rrethin e parë e kaloi pa luftë. Sipas sekretarit të përgjithshëm të FBoxK, Latif Demolli, shorti është relativisht i mirë, përveç Shpetim Bajokut, që në raundin e dytë mund të përballet me Mirzakhid Imamnazarov të Kirgistanit”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat