Luftëtari shqiptar nuk ia del ndaj Vinicius Oliveira

Boksi

Luftëtari shqiptar nuk ia del ndaj Vinicius Oliveira

Më: 3 mars 2024 Në ora: 16:13
Bernardo Sopa

Sportisti shqiptar, Bernardo Sopaj ka debutuar të shtunën mbrëma në UFC. 23-vjeçari nga Fieri ka pësuar një humbje të dhimbshme nga rivali Vinicius Oliveira.

Në ring Sopaj u paraqit mirë deri në momentin e lëndimit të këmbës.

Pas saj, rivali ka përfituar dhe me një kërcim e ka goditur shqiptarin me gju në fytyrë duke e plasur në ring.

Në momentin e parë pati alarm për gjendjen e Sopaj, me sportistin që u duk i pavetëdijshëm pas “knockout”, por më pas u përmend..

Sopaj më herët ka qenë pjesë e Pro MMA dhe ka siguruar 11 fitore dhe tre humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat