Po vjen meçi i çmendur

Boksi

Po vjen meçi i çmendur

Më: 5 mars 2024 Në ora: 13:47
Anthony Joshua e Francis Nganou

Anthony Joshua  hodhi poshtë fjalët se Francis Nganou, rivali i tij më 8 mars në ring, është një kundërshtar “mashtrim”.

Boksieri britanik beson se ish-kampionit të UFC-së iu mohua gabimisht një fitore ndaj Tyson Fury.

Boksieri britanik ka fituar tre duelet e fundit dhe do të përballet me Ngannou të premten në Arabinë Saudite.

“Unë po e shihja duelin mes Fjurit dhe Nganou nga shtëpia. Nga ajo që pashë mendova se Nganou fitoi.

Nganou nuk është një mashtrim, nuk është diçka që po përfiton vetëm për qëllime argëtimi apo financiare.

Kjo është një sfidë serioze me dikë që është i përgatitur, e kupton dinamikën e boksit dhe ai po bën një luftë të mirë kundër të mëdhenjve. Kështu që, tani e shikoj si diçka krejtësisht ndryshe”, u shpreh Xhoshua.

“Për t’u klasifikuar si një peshë e rëndë e klasit botëror, them se Francis duhet të qëndrojë aty për një periudhë kohe. Mendoj se ai është një atlet me shumë potencial. Ai duhet të boksojë, pasi ka potencial të madh për të bërë karrierë këtu”, tha Xhoshua.

“Për sa i përket fjalës se ky duel është një “mashtrim” kjo s’është e vërtetë. Nuk është se Ngannou ishte një mashtrim ose Fury ishte një mashtrim në duelin që ata bënë. E gjithë MMA dëshiron të kalojë në boks. Mund të them se ka disa luftëtarë në botën e MMA që mund të boksojnë dhe ai është një prej tyre”, u shpreh Xhoshua.

“Unë po dueloj me një luftëtar të talentuar, si çdo luftë ka një rrezik masiv dhe unë duhet ta marr seriozisht.

Kjo është arsyeja pse unë jam këtu, sepse më pëlqen të njëjtën gjë që ai bën, më pëlqen të luftoj.

Kjo është një sfidë e madhe për mua sepse duhet të kuptoj më shumë për veten time. Kur pashë luftën që ai bëri kundër Fjuri, mendova se kjo është një sfidë që më ka shtyrë të vazhdoj karrierën time”, tha Anthony Joshua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat