KOK-u: Për ta fituar normën olimpike, Donjeta Sadikut i duhen edhe tri fitore

Boksi

KOK-u: Për ta fituar normën olimpike, Donjeta Sadikut i duhen edhe tri fitore

Më: 5 mars 2024 Në ora: 13:59
Donjeta Sadiku në ring

Boksierja Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore turneun kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024, që po mbahet në Busto Arsizio të Italisë.

Boksierja jonë mundi Shona Whitwell të Britanisë së Madhe, me vendim unanim të gjyqtarëve.

"Për ta fituar normën olimpike, Sadikut i duhen edhe tri fitore.

Vetëm tri vendet e para në kategorinë e saj (-60 kg) marrin biletën për Paris 2024.

Të dielën ka garuar, Bashkim Bajoku (-51 kg), i cili pësoi humbje në rrethin e parë. Të enjten në ring ngjitet edhe Shpetim Bajoku (-63.5 kg)", njofton KOK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat