Disha po shënon suksese të mëdha

Boksi

Disha po shënon suksese të mëdha

Më: 5 mars 2024 Në ora: 16:05
Kledi Disha

Kledi Disha është shpallur Kampion Bote në MMA, kjo në peshat e lehta. 19-vjeçari ka fituar ndaj anglezit Brogan Uajt në një ndeshjet me pesë raunde, ndërsa ka dhënë maksimumin e tij në një duel shumë të luftuar. I mbështjellur me flamurin kuqezi, ai ka festuar me të gjithë shqiptarët në Britaninë e Madhe. Ja dhe emocionet e tij

"Ndeshja ka qenë për titullin e Botës në peshat e lehta. Kundërshtarin e kam patur nga Anglia dhe vinte nga një prej palestrave më të mira angleze. Për më tepër renditej në top pesëshen e Botës për këtë peshë. Ndaj jam i lumtur", tha Kledi Disha

E për Kledin ky titull është stimul dhe motiv për të ecur më tej

"Nuk e kuptoja. Nuk e besoja vetë unë që me të vërtetë e kam fituar këtë titull.

Kam patur mbi 100 e ca shqiptarë, të cilët po më shihnin e po më mbështesnin mua. Dhe kur të gjithë ata nisën duke shkundur vendin atëherë mua më ka ardhur një kënaqësi aq e madhe sa me veten time po mendoja se mezi po pres që të shkoj nëpër stërvitje e gara më të mëdha për të marrë tituj më të rëndësishëm.

Sepse dua t'i tregoj Botës dhe të gjithëve që unë jam i lindur për këtë sport”, ka përfunduar Disha.

Kampioni i Botës ka lindur në Novosej të Kukësit, ndërsa ka emigruar së bashku me familjen në Britaninë e Madhe. Rrugëtimin në MMA e ka nisur prej vitesh e tanimë ka nisur t’i ketë radhazi trofetë duke përfshirë këtu dhe Kampion i Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat