​Sadiku zhvillon sot luftën e tretë drejt normës olimpike

Boksi

​Sadiku zhvillon sot luftën e tretë drejt normës olimpike

Më: 7 mars 2024 Në ora: 08:32
Donjeta Sadiku

Pasi fitoi dy luftërat e para, Donjeta Sadiku do të zhvillojë sot sfidën e saj të tretë në turneun kualifikues botëror që po zhvillohet në Arsizio të Italisë.

Boksierja kosovare po lufton për ta fituar normën olimpikë që siguron pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Parisi 2024 dhe sot do të ballafaqohet me boksieren gjermane Gjermania GanglBauer Felicitas Naria, raporton KosovaPress.

Përveç Sadikut, në ring do ngjitet edhe boksier Shpëtim Bajo0ku i cili në kategorinë deri në 62 kilogramë do të ballafaqohet me boksierin nga Kirgistani Imamnazariv Mirzokhid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat