Shpëtim Bajoku triumfon ndaj garuesit nga Kirgistani

Boksi

Shpëtim Bajoku triumfon ndaj garuesit nga Kirgistani

Më: 7 mars 2024 Në ora: 23:03
Pamje nga meçi

Boksieri Shpëtim Bajoku e ka nisur mbarë turneun kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024, që po mbahet në Busto Arsizio të Italisë.

Bajoku, rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa sonte mundi garuesin nga Kirgistani, Imamnazariv Mirzokhid, kategoria -63.5 kg.

“Shpëtimit i duhen edhe dy fitore për t'u kualifikuar në gjysmëfinale, që nënkupton kualifikimin në LO Paris 2024.

I urojmë fat dhe suksese Bajokut”, shkruan në faqen e KOK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat