​Bajoku, vetëm dy fitore larg Lojërave Olimpike Paris 2024

Boksi

​Bajoku, vetëm dy fitore larg Lojërave Olimpike Paris 2024

Më: 7 mars 2024 Në ora: 23:46
Boksieri ynë, Shpëtim Bajoku

Boksieri ynë, Shpëtim Bajoku e ka nisur në mënyrën më të mirë turneun kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Në Busto Arsizio të Italisë, Bajoku e nisi me fitore këtë turne kualifikues.

Në kuadër të kategorisë deri në 63.5 kilogramë, raundin e parë boksieri ynë e kaloi pa luftë, kurse sonte e mposhti Imamnazariv Mirzokhid të Kirgistanit.

Bajokut i nevojiten vetëm edhe dy fitore për të siguruar gjysmëfinalen, që do të nënkuptonte kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat