Joshua i papërmbajtshëm, e nokautoi keq kundërshtarin!

Boksi

Joshua i papërmbajtshëm, e nokautoi keq kundërshtarin!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 mars 2024 Në ora: 00:06
Pamje nga meçi

Gjithçka mbaroi për dy runde në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite.

Anthony Joshua nokautoi Francis Ngannoun, luftëtarin e UFC-së i cili pësoi një goditje të rëndë!

Rundi i parë, boksierët janë shumë të kujdesshëm.

Image

Joshua me një goditje jo aq të fuqishme e rrëzoi në dysheme rivalin. 

Gjyqtari i numëroi Ngannou.

Në rundin e dytë, Joshua shumë i mirë ndaj boksierit nga Kameruni.

Britaniku me një goditje të fuqishme e nokautoi Ngannoun.

Meçi mbyllet për dy runde dhe nuk zgjati për 10 sa ishte  paraparë. 

“Unë e kam thënë se cila do të jetë sfida ime e radhës.

Dua fituesin e duelit që do të dalë nga përballja mes Fury dhe Usyk, po këtë vit. Unë dua të boksoj”, tha Joshua.

I pranishëm në stadium edhe Tyson Fury, që duartrokiti fitoren e patriotit të tij

Joshua është një ish-kampion i unifikuar i peshave të rënda WBO, WBA dhe IBF. Ai ka fituar tri meçet e tij të fundit, kundër Jermaine Franklin, Robert Helenius dhe Otto Wallin, pra pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Oleksandr Usyk.

Joshua tash ka 28 fitore në karrierë. I ka edhe tri humbje.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat