Joshua ‘rrah’ Ngannou-n, ja sa fitojnë të dy boksierët

Boksi

Joshua ‘rrah’ Ngannou-n, ja sa fitojnë të dy boksierët

Më: 9 mars 2024 Në ora: 08:31
Joshua

Boksieri britanik Anthony Joshuas e ka fituar duelin kundër Francis Ngannoun.

Britaniku nuk iu është dashur më shumë së dy runde për të triumfuar përball Ngannoun, në një meç të dominuar nga Joshua.

Britanik qysh e ‘rrëzoi’ Ngannoun, derisa në rundin e dytë Joshua u tregua edhe më i fortë duke ‘rrëzuar’ sërish dhe Ngannou mbeti në dysheme pa ndjenja për pak minuta.

Ky duel është zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite, në kuadër të peshave të rënda.

Joshua thuhet se do të fitojë 30 milionë funte, derisa Ngannou do të fitojë 16 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat