Donjeta Sadiku siguron normën olimpike

Boksi

Donjeta Sadiku siguron normën olimpike

Më: 9 mars 2024 Në ora: 13:55
Donjeta Sadiku

Donjeta Sadiku i ka sjell normën e parë olimpike në histori të boksi të Kosovës.

"Boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024.

Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për LO PARIS 2024.

Urime Donjetës për mundin dhe sakrificën e deritashme për ta ndjekur ëndrrën për medalje olimpike.

Urime edhe trajneres Marjolla Sallauka, gjithë atyre që punuan me Donjetën dhe Federatës së Boksit të Kosovës", njofton KOK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat