Besnik Vranovci: Presim shumë nga Donjeta në Lojërat Olimpike – ‘Paris 2024’

Boksi

Besnik Vranovci: Presim shumë nga Donjeta në Lojërat Olimpike – ‘Paris 2024’

Nga: K. G. Më: 9 mars 2024 Në ora: 20:15
Besnik Vranovci

Suksesit të Donjeta Sadikut i gëzohet edhe Besnik Vranovci, selektori i kombëtares së Kosovës për junior dhe trajner i Kastriotit të Ferizajt.

Vranovci tha se është një sukses i madh, dhe sipas tij, e presin edhe shumë punë boksin. 

“Për këto te arritura të Donjeta Sadikut në Kampionatin Evropian, Botëror dhe Ballkanik, tash edhe Norma Olimpike, të gjitha këto duhet dedikuar kryetarit të FBOXK-së, z. Enver Krasniqi. 

Presim shumë nga Donjeta në Lojërat Olimpike – ‘Paris 2024’. 

Kryetari është shumë i gëzuar që arriti këto rezultate në periudhën e tij.

Na presin ende rrugë të gjata e të mira për boksin e Kosovës”, thotë Vranovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat