Shpetim Bajoku nuk e siguron normën olimpike

Boksi

Shpetim Bajoku nuk e siguron normën olimpike

Më: 9 mars 2024 Në ora: 22:06
Shpetim Bajoku

Shpetim Bajoku nuk arriti të vazhdojë rrugëtimin drejt normës olimpike Paris 2024 në turneun botëror kualifikues të boksit, që po mbahet në Arsizio të Italisë.

"Bajoku pësoi humbje nga kampioni i botës 2023, Ruslan Abdullayev i Uzbekistanit, në rrethin e tretë të kategorisë -63.5 kg.

Shpetimi do të ketë edhe një rast, në turneun e dytë botëror kualifikues, që mbahet në Bangkok të Tajlandës në muajin maj.

I urojmë fat dhe suksese kampionit tonë", njofton KOK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat