Vritet boksieri shqiptar në Gjermani

Boksi

Vritet boksieri shqiptar në Gjermani

Më: 9 mars 2024 Në ora: 22:22
Besar Nimani

Bota e boksit tronditet!

Boksieri i njohur Besar Nimani është vrarë.

Lajm që tronditi jo vetëm komunitetin e boksit dhe të sportit. 

Ai është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, kanë njoftuar familjarë të tij.

Siç kanë raportuar mediat në Gjermani bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, 38-vjeçari është qëlluar me të dalë nga një restorant. Sipas “Bild”, vdekja e boksierit është konstatuar në vend të ngjarjes.

Për vdekjen e tij ka njoftuar vëllau i tij Berat Nimani: "Sot në një pritë në Bielefeld të Gjermanisë është vra vëllau im Besar Nimani.

Ishalla Zoti na bashkon në xhenet me te.

Përjetë e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhitisht kanë mundur me të vra por me të poshtëru kurrë askush".

Nimani në karrierën e tij si boksier ka garuar në kategorinë supervelter. Ka pasur 27 meçe, nga të cilat 26 fitore dhe një humbje. Nuk ka qenë aktiv që nga viti 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat