Detaje të reja: Pse u plagos në vitin 2013 boksieri shqiptar që u vra mbrëmë në Gjermani?

Boksi

Detaje të reja: Pse u plagos në vitin 2013 boksieri shqiptar që u vra mbrëmë në Gjermani?

Më: 10 mars 2024 Në ora: 12:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, u vra të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale.

Lidhur me rastin, janë deklaruar Policia dhe Prokuroria.

Përmes një komunikate, bëhet e ditur se krimi ndodhi rreth orës 18:00 në zonën e Obernstrasse pranë Klasingstrass.

Nimani dyshohet se u vra me gjashtë plumba dhe se të dyshuarit u larguan me skuter nga vendi i krimit.

A lidhet vrasja e mbrëmshme me plagosjen e vitit 2013?

Thuhet se Nimani ishte plagosur njëherë në vitin 2013, ku ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri, bëhej fjalë për betej për pushtet mes grupeve rivale në Bielefeld.

Sipas gazetës Landes-Zeitung në atë kohë thuhet se ka pasur konflikte mes grupeve shqiptare, të cilave i përkiste Nimani, dhe një grupi tjetër me prejardhje turke.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtare nga autoritetet e Gjermanisë se kjo vrasje të ketë lidhje me plagosjen e vitit 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat