Krasniqi: Më tronditi lajmi për vrasjen e Nimanit, fisnikëria dhe burrëria e tij në sport më kanë bërë përshtypje të madhe

Boksi

Krasniqi: Më tronditi lajmi për vrasjen e Nimanit, fisnikëria dhe burrëria e tij në sport më kanë bërë përshtypje të madhe

Më: 10 mars 2024 Në ora: 15:35
Luan Krasniqi

Ish-kampioni i Evropës në boks, Luan Krasniqi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të boksierit shqiptar, Besar Nimani i cili është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.

Ai ka mbetur i tronditur nga lajmi për vrasjen e sportistit, Nimani.

Përmes një postimi në Facebook, ish-boksieri Krasniqi ka thënë se fisnikëria dhe burrëria e tij në sport dhe në jetë i kanë bërë përshtypje të madhe dhe se ai e ka bërë krenar me fitoret e tij të shumta dikur.

“Sot mora lajmin tronditës për vrasjen e Besar Nimanit, këtij sportisti të jashtëzakontë. Fisnikëria dhe burrëria e tij në sport dhe në jetë më kanë bërë përshtypje të madhe. Me fitoret e tij të shumëta dikur na bënte krenarë, kurse sot me vdekjen e tij tragjike na shkaktoi dhembje e dëshprim të madh. Familjes së tij të gjerë dhe fansave të tij të shumtë iu shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, kanë njoftuar familjarë të tij.

Siç kanë raportuar mediat në Gjermani bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, 38-vjeçari është qëlluar me të dalë nga një restorant. Sipas “Bild”, vdekja e boksierit është konstatuar në vend të ngjarjes.

Deri tash, autoritetet gjermane nuk kanë arrestuar ndonjë të dyshuar.

Nimani në karrierën e tij si boksier ka garuar në kategorinë supervelter. Ka pasur 27 meçe, nga të cilat 26 fitore dhe një humbje. Nuk ka qenë aktiv që nga viti 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat