Trajneri i boksierit shqiptar të vrarë në Gjermani: Ishte djalë i mirë, por nuk e ka duruar askënd

Boksi

Trajneri i boksierit shqiptar të vrarë në Gjermani: Ishte djalë i mirë, por nuk e ka duruar askënd

Më: 11 mars 2024 Në ora: 13:56
Besar Nimani

Trajneri i boksit Besim Brahimi, ka folur për Besar Nimanin, boksierin shqiptar i cili u vra të shtunën e 9 marsit në Bielefeld të Gjermanisë.

Brahimi e përmendi edhe rastin e para disa viteve ku Nimani ishte plagosur.

“Kjo vrasje na ka prekur shumë sepse Besi ka qenë një djalë shumë i mirë, nuk e kemi njohur si për djalë ngucakeq, por për të duruar nuk e ka duruar askënd. Ishte një pritë, unë them që njerëzit e ligë i bëjnë ato gjëra, nuk guxon me dal në përballje por del në pritë,” shtoi ai.

“Besi nuk ka qenë një djalë që ka ngacmuar, por as nuk ka duruar,” shtoi Brahimi në Tv Dukagjini.

Sipas tij kontakti i fundit me Besarin ka qenë para vitit të ri, ku Besari ka qenë i interesuar ta bëjë një ndeshje boksi në Kosovë.

Personat, që vranë boksierin janë ende në arrati, dhe policia gjermane është ende në ndjekjen e tyre.

Ndërsa autorët e krimit që ishin dy persona, thuhet që kanë shkrepur 16 plumba në drejtim të tij teksa 6 nga ta kanë përfunduar në trupin e boksierit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat