Përveç serbit, edhe dy kurdë të dyshuar për vrasjen e boksierit Besar Nimani - radio gjermane jep detaje

Boksi

Përveç serbit, edhe dy kurdë të dyshuar për vrasjen e boksierit Besar Nimani - radio gjermane jep detaje

Më: 12 mars 2024 Në ora: 10:51
Besar Nimani

Pas vrasjes së ish-boksierit, Besar Nimani në Bielefeld, policia mesa duket ka pista për vrasësit.

Sipas raportimeve të mediave, dëshmitarët thuhet se kanë njohur autorët dhe i kanë thënë policisë emrat e dy kurdëve.

Radio gjermane radioguetersloh.de thotë se të dyshuarit me siguri janë tashmë jashtë vendit.

Në anën tjetër, sipas vëllait të Nimanit, ka video të arratisjes së vrasësve të Besarit.

Vëllai raporton se Besar Nimani është kërcënuar vazhdimisht nga vëllezërit kurdë.

“Prandaj i ka rrahur tre vjet më parë. Ai mori armë për të mbrojtur gruan dhe tre fëmijët e tij”, ka thënë ai.

Ndryshe, një vit më parë, Nimani u kap në kufirin austriak me pesë armë zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat