Gjocaj: Donjeta do të na përfaqësoj me krenari në Olimpiadë! Një meritë shkon për te madhin Latif Demolli

Boksi

Gjocaj: Donjeta do të na përfaqësoj me krenari në Olimpiadë! Një meritë shkon për te madhin Latif Demolli

Më: 12 mars 2024 Në ora: 13:50
Latif Demolli e Muharrem Gjocaj

Gjatë fundjavës Donjeta Sadiku i kishte sjell normën e parë olimpike në histori të boksi të Kosovës edhe atë duke shënuar katër fitore radhazi.

Cekim se turneut botëror kualifikues që zhvillua në Arsizio, Itali nga 3 mars deri më 11 mars e kishte përcjell nga afër edhe Menaxheri e promotori i njohur i boksit profesionist, Muharrem Gjocaj i cili se bashku me ekipin kosovar është munduar të motivoj nga afër Donjetën.

Gjocaj në një postim të tij në FB është shprehur shumë i gëzuar më këtë sukses. “Donjeta do të na përfaqësoj me shumë krenari në Olimpiadë.

Jemi shumë krenar për rininë tonë qe po na përfaqësojnë si një shtet i ri ne botë.

Jeni ju ambasadoret më të mirë.

Një meritë e madhe shkon edhe për te madhin Latif Demolli i cili me një përkushtim te jashtëzakonshëm është duke punuar qe te kemi sa me shumë talent qe te na përfaqësojnë me shumë krenari.

Përkushtimi i madh dhe urime për traineren Marjola Sallauka dhe stafit punues qe është duke na ber krenar qe te jemi pjesëmarrës ne Olimpiadë”, tha Muharrem Gjocaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat