Boksieri shqiptar gjunjëzon serbin 

Boksi

Boksieri shqiptar gjunjëzon serbin 

Më: 12 mars 2024 Në ora: 19:06
Leo Xhangoli - majtas

Boksieri i talentuar Leo Xhangoli triumfoi në turneun “Open Ballkan”, që u mbajt në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Në këtë kompeticion ku morën pjesë boksierët nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, spikati edhe shqiptari Leo Xhangoli, i cili ishte ndeshja kryesore e eventit.

17-vjeçari durrsak që përfaqëson klubin Teuta dhe garon në peshën 80 kg, mundi me pikë boksierin serb Vuk Vukajlloviq pas një ndeshje tepër emocionuese.

Leo Xhangoli ishte superior përballë kundërshtarit serb, ndërsa e hodhi ‘knock-down’ në raundin e tretë.

Në përfundim të tre raundeve, Xhangoli fitoi me pikë 30-27.

Kjo ishte fitorja e tretë në tre ndeshje në total për boksierin që ka spikatur tek të rinjtë e Teutës, falë punës së trajnerit të tij Enton Kikrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat