Usyk tallet

Boksi

Usyk tallet

Më: 20 mars 2024 Në ora: 11:55
Oleksandr Usyk dhe Tyson Furyn 

Oleksandr Usyk dhe Tyson Furyn do të zhvillojnë një super meç gjatë muajit maj nw Arabinë Saudite, ku do të mësohet se kush është kampioni i vërtetë i botës në boks.

Boksieri nga Ukraina përmes rrjeteve sociale ka publikuar një mesazh për kundërshtarin e tij, i cili dje ka nisur kampin e tij stërvitor për meçin e ardhshëm.

“Ti sapo ke nisur kampin stërvitor, unë s’i kam ndalur asnjëherë”, thotë Usyk në videon e postuar në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Fjuri nuk ka asnjë humbje gjatë karrierës së tij, në 34 meçe ai i ka fituar të gjitha, 24 me nokaut.

Statistika pothuajse të njëjta ka edhe Usyk, që ka zhvilluar 21 meçe profesionale dhe ka 21 fitore, 14 me nokaut dhe mban titullin e botës në peshat e rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat