“Grushti i hekurt” në edicionin e dytë

Boksi

“Grushti i hekurt” në edicionin e dytë

Më: 22 mars 2024 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

“Grushti i hekurt” vjen në edicionin e tij të dytë në boksin profesionist, ndërsa të premten pasdite e vendos ringun në sallën olimpike “Feti Borova”.

Jo vetëm boksierë shqiptarë, por dhe turq, bullgarë e deri nga Namibia. Mikel Çullhaj, Denis Nurja, Alban Bërmeta e Alban Beqiri janë boksierët kryesorë të mbrëmjes, ndërsa organizatori i kësaj mbrëmje, Nelson Hysa, tregon vështirësitë e organizimit të aktivitetit.

"Normalisht jemi munduar që për boksierët tanë të vijnë boksierët më të mirë të Europës. Madje boksierë më të lartë se sa numri i boksierëve tanë, apo renditja e tyre", thotë organizatori i aktivitetit, Nelson Hysa

Ndoshta mbrëmjes të së premtes i mungon ngjitja e Hysës në ring. Ja dhe përgjigja e shkodranit të dorezave.

"Këtu janë kampionët më të mirë të Republikës së Shqipërisë dhe numrat që boksierët tanë janë sot janë ato që renditen më mirë në Europë", nënvizon Nelson Hysa.

Alban Bërmeta tregon shkallën e njohjes së kundërshtarit të tij, që është turku Fatih Keles.

"E di që është ndeshje e vështirë, por që ka ardhur koha për t'u përballur me boksiera të nivelit të tillë", thekson Bermeta.

Çfarë duhet të presim nga Denis Nurja në ring, që në fakt tashmë i ka kaluar dëmtimet e tij?

"Shpresoj që të shkojë çdo gjë mirë si në stërvitje", thotë Denis Nurja

Një fitore me nokaut, apo me pikë? Alban Beqiri nuk bën përzgjedhje, vetëm kërkon suksesin e tij të radhës në boksin profesionist.

"Nuk dua të nënvlerësoj asnjë kundërshtar. Është boksieri i ri i perspektivës. Tani ai në këto hapa të parë më kujton fillimet e mia", përfundon Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat