Mike Tyson i dërgon një mesazh para duelit të madh

Boksi

Mike Tyson i dërgon një mesazh para duelit të madh

Më: 24 mars 2024 Në ora: 15:18
Mike Tyson

Mike Tyson do të ndeshet me Jake Paul gjatë këtij viti në duelin e shumëpritur.

E në lidhje me këtë duel, Mike i ka çuar kundërshtarit të tij një paralajmërim drithërues teksa po përgatitet për rikthimin e tij në ring.

Në një fotografi të postuar duke pirë ujë Tyson shkruajti: Jake Paul, ku je?

Dhe në një tjetër mesazh paralajmërues për Paul, Tyson shkruajti: Lufta është një sport. Nëse nuk je i përulur, do t’ju sjell juve përulësi.

57-vjeçari nuk është ndeshur profesionalisht që nga viti 2005.

Meci mes Tyson dhe Paul do të zhvillohet në qytetin e Teksasit më datë 20 korrik.

Paul në anën tjetër është në fillimet e karrierës së tij profesionale në boks, ka marrë nëntë fitore nga 10 ndeshje deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat