Disa shqiptarë marrin pjesë në Beograd 

Boksi

Disa shqiptarë marrin pjesë në Beograd 

Nga: K.G. Më: 26 mars 2024 Në ora: 15:44
Alim Nasufi - majtas

Kryetari i Federatës së Boksit të Maqedonisë së Veriut, Faton Salihu, ka bërë të ditur emrat e boksierëve që do të boksojnë në Beograd, ku mbahet Kampionati Evropian.

Disa shqiptarë marrin pjesë në Beograd, ku synojnë sukses në Evropian.  

“Boksierët më të mirë të Maqedonisë së Veriut që do të marrin pjesë në garat e Kampionatit Evropian në Beograd nga data 16 prill deri më 28 prill, 2024.

Bokserët që do të përfaqësojnë Maqedoninë janë Alen Rustemovski, Dion Lena, Alim Nasufi dhe Arjan Iseni.

Këta katër boksierë, janë shpresa e boksit për Maqedoninë në Kampionatin Evropian të Boksit dhe do të përpiqen të sjellin medalje.

Boksierët tanë janë në  përgatitje intensive në Ohër deri ne fund të muajit mars me 1 prill do të vazhdojnë përgatitjet në Beograd deri në fillim të garave që do të fillojnë me 16 prill”, ka bërë të ditur Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat