Kur Mirko Puzoviqi gjunjëzohet në Beograd nga Bajram Hashani! Kjo ishte porosia e serbit  

Boksi

Kur Mirko Puzoviqi gjunjëzohet në Beograd nga Bajram Hashani! Kjo ishte porosia e serbit  

Nga: K.Goca Më: 27 mars 2024 Në ora: 15:09
Bajram Hashani

Mirko Puzoviq dot nuk e kishte përtypur kapitullimin nga legjenda e Kosovës, Bajram Hashani.

Bajram Hashani boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës, i pati dhënë leksion Mirko Puzoviqit.

Leksion midis Beogradit.

“Në një betejë të madhe, që shihet rrallë, e mundi ky Mirko Puzoviqin e Radniçkit të Kragujevcit“, ka shkruar mes të tjera me 12 shkurt të vitit 1977 gazeta “Rilindja”. 

Bajram Hashani ishte kualifikuar në finale të turneut ndërkombëtar “Ngadhënjyesi i Beogradit”.

Boksieri serb ishte shumë i mërzitur duke thënë në ato vite: “Po, Bajram, pranoj se ka qenë më i mirë, por besoj se shpejti do të ndeshemi përsëri.

Në radhë është meçi mes dy ekipeve tona në Kragujevc dhe besoj se do të revanshohemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat