Po vjen meçi i madh i Florian Markut: Do të shohim më 31 mars se kush do të pendohet

Boksi

Po vjen meçi i madh i Florian Markut: Do të shohim më 31 mars se kush do të pendohet

Më: 28 mars 2024 Në ora: 15:09
Florian Marku e Chris Kongo

Boksieri shqiptar Florian Marku thotë se kundërshtari i tij Chris Kongo ka bërë një gabim të madh duke e nënvlerësuar dhe që mënyra e vetme që të humbasë është nëse nokautohet.

Marku do të rikthehet në ring në përballjen ndaj Kongos dhe është i sigurt se do ta mposht britanikun sidomos pasi ky i fundit e ka nënvlerësuar.

“Ai nuk më respektoj. Erdhi si të mos isha askush. Më pengoi prandaj edhe e shtyva. Atij i pëlqen të bullizoi njerëzit, por nëse ti e bullizon atë atëherë ndalet”.

“Tani ai ka marrë atë që donte. Këtë e donte. Ai dëshironte që meçi të realizohet dhe tani do të bëhet. Do të shohim më 31 mars se kush do të pendohet”.

Marku ndër të tjera paralajmëroi se për ta mposhtur duhet ta nokuatoj, përndryshe nuk mundet.

“Për të më mposhtur duhet të më nokautosh, sepse nuk dorëzohem. Nuk më intereson se çfarë sjellë. Do ta bëj punën time dhe ta plotësoj ëndrrën pavarësisht sa vështirë mund të bëhet”.

“Ai më nënvlerëson, si gjithë të tjerët. Ndoshta që kam ardhur nga kickboks dhe nuk jam shumë me eksperiencë. Por, po harrojnë se jam ende i pamposhtur”.

“Kur futen në ring e ndjejnë sa shumë e dua fitoren. Sa ndryshe jam. Tani është koha ta dëshmoj para tifozëve që s’jam këtu falë fatit”.

Pritet të jetë një numër i madh i tifozëve shqiptarë në përkrahje të ‘The Albanian King’, ashtu siç edhe njihet Florian Marku.

Ky meç është planifikuar të zhvillohet rreth orës 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat