Boksieri shqiptar sherr gjatë matjes me britanikun! Ndërhyjnë sigurimi! Kaos

Boksi

Boksieri shqiptar sherr gjatë matjes me britanikun! Ndërhyjnë sigurimi! Kaos

Më: 30 mars 2024 Në ora: 17:05
Marku e Kongo

Më 31 mars, në stadiumin “O2 Arena” të Londrës, do të zhvillohet dueli mes shqiptarit Florian Marku dhe britanikut Chris Kongo.

Dy boksierët nuk kanë simpatik mes tyre dhe kjo është vërtetuar disa herë muajt e fundit.

Edhe në daljen e fundit zyrtare, atë zhvilluar pak minuta më parë, gjatë peshimeve zyrtare, dy boksierët janë përplasur mes tyre. Si Marku ashtu edhe Kongo kanë kapur peshën e kërkuar dhe më pas kanë dallë “ballë për ballë”.

Në atë moment, të dy boksierët kanë nisur të shajnë e akuzojnë njëri-tjetrin, ndaj menjëherë në mes kanë ndërhyrë forcat e sigurisë. Pas disa sekondash, dy boksierët kanë përdorur edhe duart për të shtyrë njëri-tjetrin.

Punonjësit e sigurisë dhe stafet përkatëse kanë ndarë dy boksierët, duke i larguar për të evituar që situata të rëndohet edhe më shumë. Të shumtë fansat e Florian Marku gjatë peshimit, që e kanë mbështetur me flamuj kuqezinj atë.

“Mesazhi im është se të gjithë ata që nuk më respektojnë do ta paguajnë shtrenjtë këtë gjë. Edhe Kongo do ta paguajë ashtu si të gjithë rivalët e mëparshëm. Ai djalë nesër do të bjerë, pasi është një frikacak. Unë e dua boksin”, tha Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat