Kampioni më i vjetër në botë, nokauton kundërshtarin! Bie në litar me kokë

Boksi

Kampioni më i vjetër në botë, nokauton kundërshtarin! Bie në litar me kokë

Më: 31 mars 2024 Në ora: 11:57
Pamje nga meçi

Erislandi Lara mbajti statusin e kampionit më të vjetër të botës në boks, pasi që  mposhti Majkëll Zerafa-n.

Kubani 40-vjeçar, i cili do të jetë 41-vjeç më 11 prill, së fundmi u gradua për t’u bërë mbret i peshave të mesme në vesrionin VBA dhe e mbajti me sukses rripin në mbrojtjen e tij të parë.

Lara ka qenë një emër i shquar në boks për një dekadë. Në vitin 2014, ai humbi një vendim të ngushtë kontestues ndaj Kanelo Alvarez dhe që atëherë është konsideruar si një boksier i ndërlikuar.

Ai u rikuperua nga kjo disfatë për të fituar rripin e WBA ‘të rregullt’ në peshën super të lehtë. Në vitin 2016, ai u avancua për t’u bërë kampion i plotë i botës në peshën super të lehtë të WBA – një titull që e mbajti për dy vjet përpara se të rrëzohej nga froni nga Xheret Hurd.

Pasi u ngjit në peshën e mesme, Lara mori të njëjtën rrugë në 2021, duke pretenduar fillimisht rripin ‘e rregullt’ të VBA-s. Vitin e kaluar, ai u avancua për t’u bërë kampion botëror në peshën e mesme WBA, duke e bërë atë kampionin më të vjetër në boks.

Në moshën 40-vjeçare, shumë sigurisht mendojnë se Lara tani është shumë më i ngadalshëm se sa ishte në kulmin e tij. Por, të shtunën në mbrëmje ai tregoi se ka ende shumë për të ofruar. Lara mposhti Majkëll Zerafa-n, me këtë të fundit që është tetë vjet më i ri, duke e nokautuar qysh në raundin e dytë,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat