Kjo i ndodhi Florian Markut në Londër, në një atmosferë të çmendur

Boksi

Kjo i ndodhi Florian Markut në Londër, në një atmosferë të çmendur

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 31 mars 2024 Në ora: 21:36
Pamje nga meçi

(E plotësuar) - Boksieri Florian Marku ka pësuar humbje nga britaniku Chris Kongo.

Ky është vendimi i gjyqtarëve, 96:94, 98:93 e 98:92.

Dhjetë runde me emocione për tifozët, me goditje të shumta qoftë njërës palë dhe palës tjetër por britaniku ngadhënjeu për një fije të flokut ndaj trimit shqiptar.

Boksieri shqiptar në boksin profesionist tani ka 13 fitore – prej tyre tetë me “nokaut”, një barazim dhe një humbje.

Ndërsa, Chris Kongo tani ka 15 fitore e dy humbje në boksin profesionist

Rundi i dhjetë, rundi i fundit.

Rundi i nëntë, emocione në mesin e tifozëve, Marku në vështirësi.

Rundi i tetë është i baraspeshuar dhe boksierët ishin të kujdesshëm.

Rundi i shtatë, Marku ka goditur disa herë me të majtën kundërshtarin. 

Rundi i gjashtë, Kongo po sulmon, Marku po kërkon grushtin e hekurt për të kryer me nokaut.

Rundi i pestë, Marku po has në vështirësi ndaj britanikut. Publiko brohorasin Marku, Marku, Marku.

Rundi i katërt, Florian Marku po e kërkon fitoren me nokaut.

Rundi i tretë, atmosferë e zjarrtë në "Arena 02" në Londër. Të dy boksierët po japin maksimumin.  

Rundi i dytë, Florian Marku po lufton.

Rundi i parë. Meç i luftuar mes shqiptarit dhe britanikut.

Chris Kongo del në ring. Florian Marku drejt ringut, shpërthen atmosfera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat